Arrestohet 54-vjeçari i dënuar me 3 vjet burg për ngacmim seksual

0

Rexhep Karaj 54 vjeç është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës.

54-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 3 vjet burg për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Informacion-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u ndalua shtetasi në kërkim Rexhep Karaj., 54 vjeç, ( i kapur nga Seksioni i kërkimit) sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Ngacmim seksual”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu