Një aksident ka ndodhur në autostrdën Lezhë-Shkodër, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, identiteti i të cilitë nuk është bërë i ditur.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.