Makina humb kontrollin dhe del nga rruga në Tiranë, lëndohet drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja

0

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite rreth orës 17:30, në rrugën “Shefqet Kuka” ku mjeti me drejtues 27-vjeçarin, A.H ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit A.H dhe pasagjerja 25-vjeçarja, D.H.

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 17:30, në rrugën “Shefqet Kuka” shtetasi A. H., 27 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit A. H. dhe pasagjeria në mjet shtetasja D. H., 25 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu