Makina inteligjente gjobit 1456 shoferë, në 48 orët e fundit pezullohen 32 leje drejtimi

0

Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë kontrollet për të parandalimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Gjatë kontrolleve në 48 orët e fundit, të kryera nga makina inteligjente, 1456 shoferëve do t’i shkojë masa administrative në banesë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 2340 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Rrugore , njofton se janë pezulluar 77 leje drejtimi, nga të cilat 41 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu