Makina ku u krye atentati, xhamat të bërë shoshë nga plumbat

0

Emiljano Ramazani u ekzekutua brenda makinës së tij tip “Ford Focus” me targa AA 945 DG.

Në fotot e siguruara duken të bërë shoshë nga plumbat xhamat e parë dhe xhami i pasëm pas sediljes së shoferit.

Mendohet se kanë qenë 2 persona të cilët janë përfshirë në ekzekutimin e 39-vjecarit, të cilët kanë kryer atentatit në afërsi të banesës së viktimës dhe janë larguar menjëherë me një automjet tip “Volkswagen” me targa AA 819 KX.

Sipas banoreve, janë dëgjuar të paktën 5 të shtëna.

Pak minuta pas ngjarjes automjeti është gjetur i djegur në aksin rrugor Elbasan-Papër, ndërsa nga flakët është përfshirë edhe një ullishte përreth.

Automjeti rezultoi se ishte me targa të mbivendosura, të raportuara si të vjedhura 10 ditë më parë.

“Rramani” është shoqëruar në polici disa herë, si person që ka pasur dijeni për vrasje të ndodhura në qytetin e Elbasanit.

Sakaq për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë angazhuar forcat RENEA dhe ato të FNSH, po ashtu në vendngjarje ka shkuar edhe drejtori i policisë kriminale në Policinë e Shtetit Tonin Vocaj

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu