Makina “merr para” gruan në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital, shoqërohet shoferi

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në fshatin Babicë e Madhe, në vendin e quajtur AliKokë, shtetasi K. H., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen B. O., 49 vjeçe, këmbësore në rrugë.

Pas aksidentit, e lënduara u dërgua në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shoferi është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale ne komisariat.

Nga ana e tij, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Babicë e Madhe, në vendin e quajtur AliKokë, shtetasi K. H., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen B. O., 49 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cili u dërgua në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. H., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu