TIRANË- Në orët e para të mëngjesit, në rrugën “29 Nëntori”, një 35 vjeçar, ka aksidentuar për vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç.
Ai u përplas nga automjeti teksa po kalonte trafikndarësen
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.