Makina merr para motorin, plagoset një person

0

LEZHË- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në dalje të qytetit të Lezhës. Mësohet se një makinë ka përplasur një motor. Për shkak të përplasjes është plagosur drejtuesi i motorit.

Pas aksidentit ai është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu