Makina merr përpara bagëtitë e imta në Vlorë, plagoset rëndë bariu

0

Një aksident  është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e Tragjasit, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me disa bagëti të imta që ndodheshin në rrugë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa autoambulanca po transporton të plagosurin në gjendje te renduar  drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.