Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Levan-Tepelenë, konkretisht në fshatin Malas.
Automjeti është përfshirë i gjithi nga flakët, ndërsa në vendngjarja nuk kanë shkuar akoma Policia dhe zjarrfikësja.
Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar.