Makina përplas gruan që po kalonte rrugën në aksin Pogradec-Qafëthanë. E lënduara dërgohet me urgjencë në spital

0

Makina përplas një këmbësore në vijat e bardha Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin pranë fshatit Udënisht.

Mësohet se këmbësorja është një grua rreth 60-vjeçe, e cila është transportuar në spitalin e Pogradecit me plagë të shumta në trup dhe ende nuk dihet gjendja e saj.

Sipas informacioneve, 60-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga një krah i rrugës në tjetrin, kur mjeti e ka përplasur.

Policia mbërriti në vendngjarje, ndërkohë që pak metra më tutje janë përplasur dy mjete të tjera por pa të lënduar.

Dyshimet e para për të dyja aksidentet është shpejtësia dhe lagështira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu