Makina përplas kalimtaren te vijat e bardha, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

0

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Spitallë të Durrësit.

Një kalimtare u përplas nga një automjet në vijat e bardha. Paraprakisht mësohet se e aksidentuara është një e moshuar, që ndodhet në gjendje të rëndë.

Ajo është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë. Burime nga policia e Durrësit bënë të ditur se drejtuesi i automjetit, një i ri, është ndaluar nga policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu