Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha dhe e merr përpara

0

Një aksidend i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një automjet ka marrë para një këmbësor në vijat e bardha.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren. Këmësori është plagosur rëndë dhe është dërguar në spital, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.

“Një aksident trafiku është raportuar me datë 21.12.2023 rreth orës 00:30. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti në Prizren. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë e cila ka goditur një këmbësor. Si pasoj e këtij aksidenti lëndime te rëndë ka marrë këmbësori ku sipas mjekut kujdestar I lënduari dergohet në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar I cili urdhëron që ngasësi I automjetit të mbahet në ndalim për 48 orë.”-ka njoftuar polcia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu