Makina përplas motoçikletën, plagoset rëndë drejtuesi

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër, në hyrje të fshatit Balldre.

Mësohet se një autoveturë ka përplasur një motoçikletë e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar në spital.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu