Makina përplas motorin, humbin jetën 2 persona

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lushnje-Divjakë, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën 2 persona.

Mësohet se një automjet ka aksidentuar një motor duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet Arsen Sina, 51 vjeç është shoqeruar në komisariatin e policisë.

Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”, shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Lifan”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet,(ende të paidentifikuar) të cilët kanë ndërruar jetë.

Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu