Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka përplasur me makinë një të mitur. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Sara”, ku i riu ka përplasur një 8-vjeçar. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policise:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi në vendin e quajtur “Sara”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 8-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.