Makina përplaset me furgonin, plagoset rëndë një person

0

Një person ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e sotme në Tepelenë, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krahës, ndërsa në aksident janë përfshirë një makinë dhe një furgon.

Personi i plagosur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar menjëherë në spital.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu