Makina përplaset me kamionin në Lezhë, dy të plagosur

0

Një aksident është shënuar mëngjesin e të enjtes në Lezhë, ku një makinë është përplasur me një kamion.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Rrethi i taksive”.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur shoferi dhe bashkëshortja e tij, pasagjere në automjet.

Ata janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu