Një makinë është përplasur me një motor e si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
GJIROKASTËR- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Një makinë është përplasur me një motor e si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Të dy të plagosurit janë transportuar në spital ndërkohë që nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.
NJOFTIMI I PLOTË:
Rreth orës 22:36, në aksin nacional Gjirokastër-Kordhocë, në afërsi të vendit të quajtur “NSHN”, është përplasur automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin G. G., rreth 60 vjeç, me motoçikletën me drejtues shtetasin F. M., rreth 22 vjeç. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, shtetasi F. M., i cili u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.