Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier-Berat në vendin e quajtur Strum. 29-vjeçari Marjus Lushka teksa ka qenë duke udhëtuar me makinën tip “Fiat” ka dal nga rruga dhe pasi është përplasur me një pemë, ka rënë në kanal.
Ndërkohë i plagosur ka mbetur shoferi i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetë.
Njoftimi i policise:
Fier / Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, në fshatin Strum, shtetasi M. L., 29 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i automjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.