Makina përplaset me trafikndarësen, humb jetën 22-vjeçari në Durrës

0

DURRËS- Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Sipas raportimeve, një 22-vjeçar ka ndërruar jetë pranë zonës së njohur si Ura e Dajlanit.

Dyshohet se 22-vjeçari përpara se të përplaset ka pësuar një atak kardiak dhe më pas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Sot një 16-vjeçar humbi jetën nga një përplasje mes dy automjetesh në Hamallaj, Durrës.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:45, në lagjen nr. 4 Durrës, tek “Ura e Dajlanit”, automjeti me drejtues shtetasin A. H., 22 vjeç, është përplasur lehtë me trafik ndarësen.

Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu