Makinat me shpejtësi skëterrë/ Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të lënduar

0

Një aksident ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë.

Dy automjete, që dyshohet se po lëviznin me shpejtësi të lartë, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, si pasojë e përplasjes janë lënduar dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Ende nuk ka informacion mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment është vështirësuar përkohësisht.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar lëvizjen.