Malësia e Kurbinit prej 1 jave nën flakë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri, rrezikohen banesat

0

Deri tani flaket kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje, ndërsa ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë malor.

Prej 1 jave pyjet e Malësisë së Kurbinit janë nën pushtetin e flakëve. Një zjarr i rënë në zonën e Skurajve është përhapur me shpejtësi në disa drejtime dhe shpesh herë, duke vënë në rrezik dhe zonën e banuar. Deri tani flaket kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje, ndërsa ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë malor.

Banorët shprehen të zemëruar dhe të irrituar me instancat shtetërore për të cilët thonë se i kanë lënë në baltë. Prej dy ditësh zjarri është përhapur në Malin e Bardhë duke rrezikuar dhe banesat. Banorët shprehen se e vetmja mënyrë për të shuar zjarrin është ndërhyrja nga ajri por që deri tani nuk ka ndodhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu