Mali i Zi, sekuestrohet rreth 130 kg marijuanë në një qytezë pranë Liqenit të Shkodrës

0

Punonjësit e policisë kufitare të Malit të Zi kanë sekuestruar një sasi të madhe marijuane, rreth 130 kilogramë, në qytezën Gadinje, pranë Liqenit të Shkodrës, që i përket komunës së Tivarit.

Drejtoria e Policisë malazeze bëri të ditur se “gjatë kontrollit të zonës së qytezës së Gadinjës kanë gjetur një automjet me targa të Podgoricës në të cilin kishte një çantë udhëtimi dhe dy thasë. Nga ndërmarrja e masave dhe veprimeve të mëtejshme u konstatua se në çantën dhe thasët në fjalë gjenden 129 pako me përmbajtje që dyshohet se janë lëndë narkotike marijuanë, me peshë totale 128.8 kilogramë”.

 

Policia e Malit të Zi thotë se po punon për të identifikuar personat që kanë marrë pjesë në transportimin e lëndës narkotike.

Zonat kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë siç janë Liqeni i Shkodrës, Deti Adriatik, Lumi Buna, zona e Malësisë dhe ajo e Vermoshit konsiderohen si territoret më të përshtatshme për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të Kroacisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës drejt Evropës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu