Mallakastra “pushtohet” nga plehrat, flet kreu i bashkisë: Në 2022 kemi parashikuar ngritjen e një pike stacionare…

0

Mallakastra renditet një ndër ato bashki e cila ende e ka të pazgjidhur problemin e menaxhimit të mbetjeve urbane.

Mbetjet janë të përhapura kudo dhe rrezikshmëria e djegies së tyre mbetet e madhe. Pamjet tregojnë qartë ndotjen që ato sjellin në këtë zonë dhe ekspozimin ndaj rrezikshmërisë së zjarreve të cilat nuk kanë munguar teksa fusha e mbetjeve ndodhet pranë pyllit. Burime pranë bashkisë bëjnë me dije se ka qenë pikërisht pamundësia financiare për të përballuar kostos e transportit të mbetjeve, jo vetëm të bashkisë por edhe të njësive administrative drejt inceneratorit të Fierit pasi distance prej 30 km është e largët duke e bërë jo të lehtë këtë proces. Kujtojmë se kryeministri Rama gjatë një takimi me kryebashkiakët e gjithë vendit u shpreh me tone të ashore për situatën e menaxhimit të mbetjeve duke kërkuar angazhim maksimal për marrjen e masave urgjente.

Rama theksoi se asnjë buxhet bashkiak nuk do të kalojë nëse nuk do të llogaritet pastrimi duke u treguar i prerë se do të ketë edhe sanksione. Përballë kësaj situate në një lidhje telefonike kryebashkiaku i Mallakastrës Ismail Qerimaj, është shprehur se fusha e mbetjeve të kësaj bashkie është venddepozitim prej 20 vitesh ndaj menaxhimi i mbetjeve mbetet prioritet i pushtetit vendor.
“Në buxhetin e vitit 2022 kemi parashikuar dhe ngritjen e një pike stacionare, një praktikë e ndjekur nga disa bashki të tjera të qarkut “-theksoi ai, ndërsa situata mbetet e pandryshueshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu