Mamël /Banorët e lagjes Bashaj kërkojnë investime në infrastrukturë

0
Screenshot

Banorët e lagjes Bashaj në fshatin Mamël, Elbasan, vijojnë të përballen me mungesën e rrugëve dhe infrastrukturës bazë, duke akuzuar pushtetin vendor për neglizhencë.Ata shprehen se prej 40 vitesh janë lënë në harresë dhe detyrohen të mirëmbajnë vetë rrugën, e cila është dëmtuar rëndë nga kushtet atmosferike. Gjithashtu, mungesa e një shkolle në zonë i detyron prindërit të çojnë fëmijët në fshatin Gracen, duke përshkuar disa kilometra çdo ditë.

Gjatë ditëve me reshje, rruga bëhet akoma më e rrezikshme për shkak të terrënit malor dhe mungesës së infrastrukturës. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të përmirësuar kushtet e jetesës në këtë zonë.Infoweb Media