“Mami ishte brilante, simpatike dhe argëtuese” Ivanka Trump postim prekës për vdekjen e nënës

0

Në një postim në rrjetet sociale ajo është shprehur zemërthyer dhe e ka përshkruar nënën e saj si një njeri pasionant, argëtues dhe u shpreh se do i mungojë gjithë jetën.

SHBA- Vajza e madhe e ish-presidentit Donald Trump, Ivanka Trump ka reaguar pas vdekjes së nënës së saj, Ivana, e cila vdiq dje në moshën 73-vjeçare.

Në një postim në rrjetet sociale ajo është shprehur zemërthyer dhe e ka përshkruar nënën e saj si një njeri pasionant, argëtues dhe u shpreh se do i mungojë gjithë jetën.

“Zemërthyer nga vdekja e nënës sime. Mami ishte brilante, simpatike, pasionante dhe argëtuese. Ajo modelonte forcën, këmbënguljen dhe vendosmërinë në çdo veprim të saj. Ajo e jetoi jetën në maksimum – duke mos hequr dorë nga asnjë mundësi për të qeshur dhe kërcyer. Do të më mungojë përgjithmonë dhe kujtimin e saj do ta mbaj gjallë gjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar Ivanka.

Ish-bashkëshortja e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Ivana Trump ka ndërruar jetë dje në moshën 73-vjeçare. Ajo ishte gruaja e parë e Donald Trump dhe së bashku kanë tre fëmijë: Donald Jr., Ivanka dhe Eric Trump. Çifti u divorcua në vitin 1992.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu