’Mami, janë vrarë të gjithë’, ushtari rus telefonon të ëmën pasi kapet rob në Ukrainë (Video)

0

Videoja e një ushtari rus të kapur nga forcat e Ukrainës është bërë virale në rrjetet sociale. Gjatë 6 ditëve në luftë ka pasur shumë ushtarë rusë që janë marrë peng nga ukrainasit por njërit prej tyre i është dhënë mundësia që të telefonojë të ëmën. Në këtë video, një prej ushtarëve të kapur rob telefonon të ëmën dhe i thotë asaj se të tjerët janë vrarë të gjithë, ndërsa shton se komandantët i brakisën në betejë.

“Mami, ata (komandantët rusë) i lënë të vdekurit në fushë. Në njësinë time përfunduan të gjithë të plagosur. Të tjerët janë vranë…”,-thotë rekruti rus teksa komunikon me familjen e tij. Ndërsa ai vetë duket në gjendje të mirë shëndetësore, i palënduar nga plumbat, por nuk dihet nëse do të kthehet në atdhe apo do të dezertojë ushtrinë.