Manastirliu publikon shifrat: Janë realizuar mbi 450,000 vaksinime

0

Në 24 orët e fundit në vend janë realizuar 23, 655 vaksinime. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu bën me dije se deri më tani janë kryer mbi 450 000 vaksinime që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, ndërsa shprehet se ky proces nuk do të ndalet deri në vaksinimin e qytetarit të fundit.

 

“Nga veriu në jug, vijon pa u ndalur vaksinimi masiv, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

 

Ia kemi dalë të kryejmë mbi 450,000 vaksinime deri tani dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”,shkruan Manastirliu.

Kujtojmë se ditën e sotme nga koronavirusi humbën jetën 5 pacientë dhe u regjistruan 108 raste të reja me Covid.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu