Një grup të rinjsh i përdhunojnë vajzën, babai i vajzës i del në mbrojtje djemve

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku babai i vajzës 18-vjeçare e cila u përdhunua nga një grup të rinjsh në një festë, ka dalë kundër vajzës së tij dhe ka mbrojtur përdhunuesit e vajzës.

Sipas mediave italiane, ai tha para policisë se vajza ka qenë e dehur, duke i dalë në mbrojtje të rinjëve.

“Vajza ime ju tha disa fakte të pavërteta, ajo ishte e dehur dhe për këtë arsye ajo nuk ishte në gjendje të kuptonte se çfarë po ndodhte. Këta janë djem të mirë, dëmtimet që vajza ime ka në krahë janë për shkak të miqve të saj që përpiqen ta sjellin në shtëpi, por ajo ishte e dehur dhe po rezistonte”, tha ai.

Deklarata e tij ka ngritur spekulime tek njerëzit por edhe tek autoritetet, pasi mendojnë se ai nuk po tregon të vërtetën. Sipas mediave disa njerëz mendojnë se i ati i vajzës është kërcënuar nga të rinjtë.

Ndërkohë, policia po vazhdon me hetimet për të zbardhur të gjithë ngjarjen.

Historia e 18-vjeçares filloi më 7 shkurt kur ajo shkoi në një festë dhe u besoi katër të rinjve, të cilët tani ndodhen nën akuzat e sulmit seksual dhe dy prej tyre ndodhen në burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu