Manastirliu/Vaksinimi i mësuesve do të bëhet në shkolla

0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu deklaroi gjatë bisedës me kryeministrin Edi Rama nga Vlora se me ardhjen e vaksinave AstraZeneca do të vazhdojë vaksinimi i mësuesve.

Ajo theksoi se ndryshe nga vaksinimi i grupeve të tjera, mësuesit do të vaksinohen në institucionet ku ata punojnë , pra në shkolla. Manastirliu shtoi se vaksinimi I bluzave të bardha është drejt përfundimit me përjashtim të disa mjekëve dhe infermierëve në poliklinika.

“Do të vijojmë me vaksinimet në të gjitha qendrat. Po përfundojmë me stafin mjekësor. Durrësi e ka përfunduar. Kanë mbetur edhe disa mjekë dhe infermierë në poliklinika. Vazhdojmë me fashën +80 dhe +90.

Me ardhjen e vaksinave AstraZeneca do të bëhet vaksinimi i mësuesve në shkolla. Jemi duke përzgjedhur infermierët që vazhdojnë trajnimin. Mbarojnë Brenda 15 Marsit. Në tërësi janë më shumë se 11 mijë mjekë dhe infermierë që e kanë kryer deri tani vaksinën”, tha ministrja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu