Humbja 4-0 ndaj Brajton pritet të shkaktojë pasoja te Mançester Junajtid. “Djajtë e kuq” janë zyrtarisht jashtë garës për një biletë në Ligën e Kampionëve. Kjo përkthehet edhe në të ardhura më të ulëta për sezonin e ardhshëm.
Sipas tabloidit “Dejli Mejl”, te Junajtid po mendohet shkurtim i pagave për lojtarët deri në një të katërtën, për të përballuar një sezon tepër impenjativ. Si pasojë e një kampionati zhgënjyes Kristiano Ronaldon dhe shokët e tij do të luajnë në Europa Ligë në rastin më të mirë dhe në Konferencë Ligë në atë më të keqin.
Paga e Ronaldos do të zbritej nga rreth 450 mijë euro në javë, në 336 mijë euro, gjithmonë nëse portugezi vendos të qëndrojë në “Olld Treford” edhe në sezonin e ardhshëm. Lojtari i dytë më i paguar në skuadrës, David De Gea do të shohë të reduktohet paga e tij javore nga 437 mijë euro në 328 mijë euro në javë. Shifra tejet të larta pavarësisht shkurtimit të pagës, për shkak se në fushë kanë lënë shumë për të dëshiruar.
Klan News