Porto fiton titullin në Portugali

0

Porto festoi titullin e 30 kampion në Portugali. Fitorja 1 – 0 të shtunën me Benfica i siguroi diferencën e mjaftueshme me Sporting Lisbon, duke mbyllur llogaritë kur duhet të luhet edhe java e fundit e kampionatit.

Goli i Zaidu në çastet e fundit vendosi gjithçka. Pas përfundit të sfidës tifozët vërshuan në rrugët e qytetit të lumtur për rikthimin te kupa e kampionit që vitin e kaluar u fitua pikërisht nga Sporting, rivali kryesor në këtë sezon.

Nantes fiton një trofe për herë të parë pas 21 vitesh pritje. Suksesi 1 – 0 ndaj Nice në finalen e luajtur të shtunën në Paris i dha Kupën e Francës. Goli i realizuar me 11-metërsh nga Ludovic Blas ishte përcaktues në këtë përballje. Kjo është hera e katërt që Nantes merr Kupën e Francës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu