‘Manovra u krye me gjakftohtësi’/ I riu përlotet teksa tregon tragjedinë në Himarë: Deti u kthye në ngjyrë të kuqe

0

Erind Çelmeta u përlot teksa theksoi se ngjarja ishte tepër e rëndë dhe pushuesit vrapuan të tmerruar, kur deti u kthye në ngjyrë të kuqe nga gjaku i të voglës.

Erind Çelmeta, një prej pushueseve i cili ndodhej në plazhin e Potamit në Himarë ditën e djeshme, ka treguar se Arjan Tase e ka kryer me gjakftohtësi manovrën teksa drejtonte mjetin lundrues, duke i marrë jetën një fëmije të mitur, 7 vjeç. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Çelmeta u përlot teksa theksoi se ngjarja ishte tepër e rëndë dhe pushuesit vrapuan të tmerruar, kur deti u kthye në ngjyrë të kuqe nga gjaku i të voglës.

Personi është afruar me skafin e tij, skafi me dy motorë të fuqishëm është afruar shumë pranë bregut të detit. Bregu i detit ka qenë plot me pushues të tjerë. Kanë qenë shumë prindër me fëmijët e tyre në ujë. Pasi personat kanë hypyr në skaf, individi ka tentuar të shkojë mbrapa dhe në ato momente ne u alarmuam. Kur ai bëri mbrapa dhe dalje paralel me bregun e detit, të gjithë njerëzit që ishin në det u tmerruan. Pushuesve dhe babait të vajzës i kaloi skafi sipër. Ky ishte momennti i parë. Në momentin e dytë, ajo manovër u bë me shumë gjakftohtësi nga drejtuesi i skafit, nuk pamë ndonjë acarim. Menjëherë ndërsa skafi filloi të bënte atë manovër shumë të shpejtë, me një fuqi shumë të madhe motorike, aty pamë një tmerr, ku deti u bë gjak i gjithi dhe njerëzit të gjithë vrapuan. Tentuan me duart e tyre ta tërhiqnin skafin nga bregu, sepse ai person ishte aq gjakftohtë sa donte të ikte nga kjo skenë. Pas kësaj pashë babain i cili nxori vajzën, dhe e vuri trupin e saj në det. Ishte shumë e rëndë për të gjithë,”– deklaroi ai.

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu