Maqedonia e Veriut, nesër nis vaksinimin me dozën e tretë anti-Covid19

0

Maqedonia e Veriut ditën e hënë nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti Covid tel qytetarët mbi 60 vjeç, punonjësit shëndetësor dhe personat me sëmundje imunologjik.

Lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate për mediat nga ministri i Shëndetësisë venko Filipçe.

“Qytetarët mbi 60 vjet, sipas kohës se kur e kanë pranuar dozën e dytë të vaksinës do të marrim mesazh për vaksinim, kurse mesazhi do të rikujtim se do të mund të vaksinohen në vendin më të afërt”, ka thënë Filipçe.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për skriningun në shkolla, Filipçe theksoi se me siguri do të fillojë pas 2 javëve.

“Unë besoj se përgatitjet do të përfundojnë këtë javë dhe se javën e ardhshme do të mund ta fillojmë me testim. Qëllimi është që të zbulohen bartësit eventual asimptomatik të virusit”, tha mes tjerash Filipçe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu