Maqedonia e Veriut thyen rekord, 22 të vdekur nga koronavirusi brenda ditës

0

Në Maqedoninë e Veriut gjatë orëve të fundit është shënuar një rekord viktimash nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 22 humbje jete. Po ashtu janë raportuar 561 rasteve të reja me koronavirus, dhe 197 pacientë të shëruar.

“Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 197 pacientë të shëruar: Shkupi 91, Kumanova 7, Shtipi 8, Prilepi 18, Tetova 13, Struga 4, Velesi 3, Manastiri 4, Ohri 3, Gostivari 3, Gjevgjelia 4, Strumica 4, Strumica 16, Radovishi 2, Koçani 9, Demir Hisari 1, Makedonski Brod 1, Vallandova 2, Sveti Nikole 4 dhe Kërçova 4”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të vdekur janë 22 persona, 7 pacientë nga Shkupi (55, 78, 71, 35, 66, 71 dhe 64 vjet), një nga Kumanova (57), dy nga Dibra (58 dhe 64), një nga Prilepi (61), një nga Struga (75), dy nga Velesi (61 dhe 64 vjet), dy nga Manastiri (74 dhe 70), dy nga Gostivari (79 dhe 76 vjet), dy nga Kriva Pallanka (56 dhe 88 vjet), një nga Koçani (60) dhe një nga Dellçeva (81)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të prekurve në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 26.954 ku prej tyre 18.627 janë shëruar dhe 919 kanë humbur jetën. Aktualisht në Maqedoni ka 7.408 raste aktive me COVID-19

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu