Nga Fatmir Popja
Roskoveci mirëpriti me krenari edicionin e pestë të Maratonës së verësimit të figurës së Nderit të Kombit, Aristidh Kola, një aktivitet me vlerë të madhe historike, mediatike dhe kulturore. Ky event u zhvillua në bashkinë e Roskovecit, duke shënuar një tjetër kapitull të rëndësishëm në promovimin e vlerave kombëtare dhe trashëgimisë shpirtërore të kësaj treve.Aktiviteti u organizua nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ,Dega Fier, në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Roskovec, dhe kishte për qëllim nderimin e figurës së Aristidh Kolës, një prej intelektualëve dhe studiuesve më të shquar të historisë shqiptare, por edhe shpërndarjen e çmimeve dhe çertifikatave të vlerësimit në fushat e gazetarisë, artit dhe kulturës.Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë figura të njohura të medias dhe opinionit publik shqiptar si Mentor Kikia, Anila Hoxha, Frrok Çupi, Besim Dybeli, Fatmir Popja, Vladimir Muçaj, Marsela Topi, Jonuz Hallaçi ,Arjola Tashi dhe shumë të tjerë, të cilët me praninë e tyre i dhanë peshë dhe dinjitet aktivitetit.Moderimi i mbrëmjes u realizua nga Kryetari i Degës së Unionit të Gazetarëve në Fier, z. Vladimir Muçaj njëkohësisht edhe Drejtor i Newsalbania dhe gazetarja Marsela Topi e cila është gazetare e Report Tv. Të dy sollën një atmosferë mjaft të ngrohtë gjatë këtij eventi duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit midis gazetarëve dhe institucioneve vendore në ruajtjen e vlerave shoqërore.Një nga pikat më të rëndësishme të mbrëmjes ishte ndarja e çertifikatave të vlerësimit për figura të spikatura në fusha të ndryshme.Kështu sipas jurisë së këtij edicioni ,zj.Majlinda Bufi ,Kryetare e Bashkisë Roskovec në disa mandate ju akordua Çmimi “Aristidh Kola” duke e vlerësuar për menaxhimin efikas dhe për vizionin mjaft të qartë në drejtimin e suksesshëm të Bashkisë Roskovec .Ndërsa ,Mimoza Marjanaku ,aktore e njohur e skenës kombëtare u nderua për me kontributin vyer në skenën e teatrit të Durrësit dhe më gjerë si një emër i dashur për publikun shqiptar. I njënjti çmim ju akordua edhe z.Mentor Kikia ,gazetar i mirënjohur me një karrierë të gjatë dhe të pasur në media, themelues dhe drejtues i disa platformave mediatike me ndikim të rëndësishëm në informimin e publikut . Edhe Portali ,FieriWe.com , i cilësuar si një dritare e besueshme dhe profesionale informacioni lokal që pasqyron zhvillimet në Fier dhe rrethina me integritet dhe saktësi u nderua me këtë çmim .Gjithashtu ku çmim ju dha edhe z.Agron Goga ,studiues dhe shkrimtar i njohur nga qyteti i Roskovecit për kontributin e tij në fushën e historisë dhe letërsisë shqiptare.Ky event ishte më shumë se një ceremoni vlerësimi ,ishte një mbrëmje e reflektimit mbi figurat që formësojnë ndërgjegjen kombëtare, e trashëgimisë kulturore që na bashkon dhe e mikpritjes së ngrohtë roskovecare që nderon çdo vizitor.Roskoveci, përmes kësaj ngjarjeje, jo vetëm që tregoi angazhim në promovimin e vlerave kombëtare, por edhe u shndërrua në një qendër bashkëbisedimi kulturor, ku fjala, arti dhe historia u ndërthurën për të krijuar një atmosferë frymëzuese dhe të paharrueshme.Nga ana e saj ,Kryetarja e Bashkisë Roskovec, zj. Majlinda Bufi përshëndeti gjatë këtij eventi personalitetet e shquara të medias, artit ,kulturës dhe pjesmarrësit e tjerë.
Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua t’ju mirëpres sot në Bashkinë tonë, në këtë event të rëndësishëm që promovon figurën e nderuar të Kombit, Aristidh Kola, dhe vlerat e pakta që ai na la në trashëgimi.Maratona e Vlerësimit “Aristidh Kola” është më shumë se një ceremoni nderimi. Ajo është një moment reflektimi mbi rëndësinë e gazetarisë së lirë dhe profesionale, mbi fuqinë e artit dhe kulturës që na bashkojnë dhe na identifikojnë si komb.Jam krenare që Bashkia Roskovec është nikoqire e këtij aktiviteti promovues dhe falënderoj Unionin e Gazetarëve Shqiptarë Dega Fier të drejtuar nga Vladimir Muçaj për bashkëpunimin e frytshëm në organizimin e këtij eventi.Në emër të qytetit tonë, ju uroj mirëseardhje të gjithëve dhe shpreh bindjen se këto vlerësime do të jenë një frymëzim për të gjithë ne, për të vazhduar punën me përkushtim dhe integritet në fushat tona përkatëse.
Ju falënderoj për praninë dhe për kontributin tuaj në zhvillimin e gazetarisë, artit dhe kulturës shqiptare.Ndërkohë në mbyllje të këtij aktiviteti , Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ,Dega Fier shprehu falënderimet më të thella për Bashkinë Roskovec dhe Kryetaren e saj, zj. Majlinda Bufi, për mbështetjen e çmuar dhe mikpritjen e shkëlqyer të elitës së gazetarisë dhe artistëve shqiptarë gjatë organizimit të edicionit të 5-të të Maratonës së Vlerësimit “Aristidh Kola”.Kontributi i tyre i palodhur dhe bashkëpunimi i ngushtë ishin thelbësorë për suksesin e këtij eventi promovues, i cili nderon figurën e Nderuar të Kombit dhe vlerat kulturore dhe turistike të qytetit të Roskovecit.
Falë përkushtimit dhe mikpritjes së tyre, ky aktivitet u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, duke forcuar më tej lidhjet mes medias, artit dhe komunitetit lokal.