Pas 16 vitesh fitoresh dhe triumfesh, braziliani Marcelo do të largohet nga Real Madrid verën e ardhshme.
Pavarësisht disa ofertave nga Evropa, mbrojtësi do të kthehet në Brazil për ta mbyllur karrierën te Fluminense.
Dalëngadalë ai humbi vendin në formacionin e Real Madrid dhe njëkohësisht edhe formën që kishte dikur. Marcelo nuk ka asnjë peng te Real Madrid, me të cilin fitoi gjithçka në rang klubesh.