Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, Shkak drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt

0

Gjatë ditës së sotme janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra penale të ndryshme. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të shtetasit L. N., 32 vjeç, banues në Librazhd, dhe proceduan penalisht për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin B. P., 21 vjeç, banues në Librazhd, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, në fshatin Hotolisht, shtetasi L. N., duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka goditur motomjetin me drejtues shtetasin B. P., i papajisur me leje drejtimi. Për pasojë është dëmtuar shtetasi B. P., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. K., 21 vjeç, banues në Elbasan, pasi, në fshatin Rrapun, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu