Mariglen Disha emërohet Drejtor i Kadastrës në Tiranë

0

Ish-Drejtori I Kadastrës së Elbasanit, Mariglen Disha, është emëruar në një detyrë të re në Tiranë.

Sipas burimeve të Infoweb Media, Mariglen Disha është emëruar Drejtor i Kadastrës në Tiranë.

Mariglen Disha është drejtori më i suksesshëm i emëruar nga Partia Socialiste në qarkun e Elbasanit.

Prej 10 vitesh Disha ka drejtuar Agjensitë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan, Korçë dhe Tiranë.

Ai ka spikatur me profesionalizmin, organizimin dhe drejtimin e këtyre institucioneve kudo ku ka shkuar. Por mbi të gjitha ai vlerësohet për arritjet e tij.

Falë punës së palodhur të tij dhe stafeve të institucioneve ku ka drejtuar, janë legalizuar mijëra ndërtime.

Virtyt i rrallë i tij është komunikimi me njerëzit dhe kryerja e detyrës bazuar në rregull e ligj. Kurrë ai nuk i ndau në të majtë e në të djathtë qytetarët, asnjëherë ata nuk u sorollatën pa mbaruar punë në Elbasan. Ndaj ai gëzon një popullaritet të gjërë dhe të padiskutueshëm.

Tashmë këtë ‘fat’ e kanë banorët e Tiranës. Dhe ai me siguri do të vazhdojë të punojë me devotshmëri, pasion dhe profesionalizëm. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu