“Marigo” qëndis në Vlorë flamurin e Bashkimit Evropian: Ylli i Shqipërisë do të ndriçojë si asnjëhere!

0

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gratë dhe vajzat në Vlorë. Para se ai të mbante fjalën, në skenë u mbajt një performancë me muzikë dhe kërcim. Gjithashtu në skenë ishte edhe “Marigo” e cila kësaj herë nuk po qëndiste flamurin e Shqipërisë por atë të Bashkimit Evropian.

Pasi qëndisi flamurin “Marigo” pati edhe disa fjalë për të pranishmit të cilëve u tha se flamuri Shqiptar së shpejti do të qëndrojë krah flamujve të tjerë evropianë në Bruksel.

“Te dashura motra, të qytetit tim të Vlorës, duar tona qëndisen atë flamur që rezistoi rebesheve të kohës dhe u valevit kryelarte më heroizim shekullor. Ky flamur dhe gjuha jonë epike mbeshtetur ne identitetin tone kombëtar që sot më shumë se kurrë na bën krenar me emrin tonë shqiptar. Ky flamur ka nisur rrugën e tij të pakthyeshne për të parë vendin qe meriton të valivitet krenar në Bruksel. Ylli i Shqipërisë do të ndriçojë si anjëhere,” tha ajo.