Marrëveshja me Kosovën, Ibrahimaj: Pikë e re doganore në Portin e Durrësit

0

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj deklaroi se qeveria miratoi sot projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes Shqipëri-Kosovë për lehtësimin e procedurave doganore mes dy vendeve. Në komunikimin me mediat, Ibrahimaj konfirmoi se në portin e Durrësit do të hapet dhe pika doganore për Kosovën.

Kjo marrëveshje do t’i dërgohet parlamentit të Shqipërisë për t’u miratuar.

“Miratuam sot projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet këshillit të ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë për sa i përket zbatimit të lehtësimit të procedurave të ndërsjella në procedurat doganore, si dhe kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave. Sot kjo marrëveshje shkon në parlament dhe do të lehtësojë marrëdhënien e ndërsjelltë dhe tregtinë ndërmjet dy vendeve tona, duke njohur të gjitha licensat dhe agjencitë doganore që ndodhen në kufi.

Të dy vendet do të njohin kontrollet e vetëm një vendi duke ulur kohën e kontrollit doganor. Marrëveshja parashikon çeljen e pikës doganore të Kosovës, në portin e Durrësit dhe të gjitha lehtësirat që kjo pikë do të sjelli dhe do të njohë disa protokolle të cilat do ti hapin rrugën të tjerave.’- tha Ibrahimaj”, deklaroi para mediave ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu