Lumi i Vjosës dhe Shalës parqe natyrore, Kumbaro: Rreth 21% e territorit shqiptar tashmë zonë e mbrojtur

0

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro tha në deklaratë për media se janë marrë disa vendime sa i takon zonave të mbrojtura të territorit shqiptar.

Vendimi i parë ishte me shpalljen Park Natyror të lumit të Vjosës dhe atij të Shalës, ndërsa i dyti lidhet me ‘Alpet Shqiptare’ ku do të organizohen në njësi të vetme shumë zona të copëzuara siç është Thethi, lumi i Gashit apo Valbona.

Kumbaro theksoi se Republika e Shqipërisë sot ka rreth 21% të territorit të përgjithshëm zonë të mbrojtur dhe asetet kombëtare do të kenë koordinata dhe statuse të përcaktuara.

Kumbaro: Kurorëzohet me 2 vendime, një punë shumë e gjatë, që prej më shumë se 2 vitesh Ministria ka punuar në terren për të bërë një përditësim të territorit dhe zonave ekzistuese të mbrojtura. Duke pasqyruar gjithcka ka ndodhur në territory në 30 vitet e fundit, ku shpesh herë nuk janë respektuar kriteret mbrojtëse, kishim një mospërputhje të realitetit me listën e monumenteve.

Ky proces, pasi ka kaluar në të gjitha institucionet publike dhe bashkitë, ka qenë një proces i gjatë konsultimi, pas miratimit në 2020 të Këshillit Kombëtar të Territorit, u përfundua me të gjitha saktësimet dhe hartat përkatëse në vendimet e sotme.

Do të bëjmë dhe 2 vendime të tjera, dua të them se kemi shpallje të reja sic është lumi i Vjosës dhe i Shalës. Lumi i vjosës aq shumë i debatuar, dua të theksoj se është një kontribut i përbashkët i shumë aktorëve, ekspertëve dhe institucioneve publike e vendore. Edhe lugina e Shalës, kështu kemi dy zona të reja të mbrojtura, parqe natyrore.

Shpallja e parkut të “Alpet e Shqipërisë” ku kemi një organizim të hapësirave të copëzuara sic është Thethi, lumi i Gashit apo Valbona duke i përfshirë në një territor shumë më të gjerë deri në 20 mijë hektarë. Në total nga 18% që e kishim të mbrojtur sot kemi rreth 21% të territorit të Republikës së Shqipërisë që janë asset kombëtar, që do kenë koordinata dhe statuse të mirëpërcaktuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu