Marrin flakë kontenierët e mbetjeve në Labinot-Fushë në Elbasan

0

Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në fushën e mbetjeve në Labinot-Fushë në Elbasan. Mësohet se kanë marrë flakë kontenierët e mbetjeve.

Zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikëses së Elbasanit. Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.