LONDËR- Protestë dhe kundërprotestë, përplasje me policinë, thirrje për armëpushim, bllokim të rrugëve dhe shesheve dhe dhjetëra të arrestuar në Londër. Kjo është situata aktuale në kryeqytetin e Britanisë së Madhe. Kryeministri Rishi Sunak e kishte paralajmëruar si një ditë mjaft të vështirë, pasi në një pjesë të Londrës u zhvillua ceremonia përkujtimore e përfundimit të luftës së parë botërore dhe nga ana tjetër ishte protesta që kërkon armëpushim në Gazë.
BBC raporton se ka përplasje mes policisë dhe kundër-protestuesve, ata që morën pjesë në ceremoninë përkujtimore në Sheshin e Parlamentit dhe po iu afrohen njerëzve që ishin në marshimin e sotëm pro-palestinez.
“Një thirrje fyese për Allahun është përsëritur dhe një flamur palestinez u rrëmbye nga një protestues dhe u gris nga një grup kundër-protestues, raporton BBC, disa kundër-protestues janë arrestuar dhe policia po përdor shkopinj mbi turmën”.
Një statujë që përkujton viktimat e Trupave të Mitralozëve në Luftën e Parë Botërore është mbështjellë me një flamur palestinez në Ditën e Armëpushimit.
Shifrat e ndryshme
Organizatorët e protestës pro palestineze thonë se 800,000 njerëz morrën pjesë ndërsa dhjetëra të tjerë janë arrestuar mes dhunës së ekstremit të djathtë. Ndërsa Policia Metropolitane thotë se pjesmarrja është deri në 300.000.
“Është një nga demonstratat më të mëdha që kemi parë në këtë vend dhe është për një mesazh të thjeshtë se ne kemi nevojë për një armëpushim tani”, thonë organizatorët.
Shpresa është rritur së tepërmi në një moment kur edhe presidenti francez, Macron e ka artikuluar qartë nevojën për një armëpushim.
Në përfundim të fjalimeve, organizatorët kanë kërkuar që turma të shpërndahet
në mënyrë paqësore. Por sipas policisë ka patur momente tensioni. Policia Britanike e Transportit thotë se disa protestues pro-palestinezë kanë organizuar një protestë në Stacionin ëaterloo.
Policia Britanike e Transportit tha se oficerët po i nxisnin njerëzit të shpërndaheshin pasi u vendos një urdhër që ndalonte grumbullimin e njerëzve në një numër stacionesh treni në Londër.
“Pas angazhimit me oficerët e ndërlidhjes së protestës, protestuesit po refuzojnë të largohen nga Stacioni waterloo siç është rënë dakord. Prandaj ne po kalojmë në fazën e arrestimit”, shkruan Policia e Transportit në X.
Mediat e huaja raportojnë se njerëzit nisën të hedhin fishekzjarrë gjatë protestës kur u errësua.
Ceremonia përkujtimore
Oficerët kanë penguar ata që nuk janë të përfshirë në hyrjen në ëhitehall, në mënyrë që të mund të bëhet pa ndërprerje, ceremonia e përkujtimore e përfundimit të luftës së parë botërore.
Mediat raportojnë se ata janë përballur me dhunë të papranueshme, duke përfshirë njerëz që hedhin fishekzjare dhe materiale metalike.
Marrë dhe përshtatur nga The Guardian