‘Martohet’ Donald Veshaj me Beatrix Ramosaj (Foto)

0

Edhe pse një dasmë e stisur nga vëllai i madh, çifti Donald dhe Beatrix janë në rol pa shumë sforco.

Pas puthjes që shkëmbyen ata janë shfaqur vazhdimisht pranë njëri tjetrit, ndërkohë që këngëtarja që po ndez atmosferën është Irini Qirjako.

Beatrix është veshur e gjitha me të bardha, ndërkohë që edhe Donaldi e ka vlerësuar dasmën, duke u veshur me një kostum serioz.

Kujtojmë se pas spektaklit të së martës Donald dhe Beatrix kanë qëndruar bashkë dhe tashmë nuk ka më dyshime për ndjenjat e tyre. Beatrix ka thënë se kishte shumë frikë të fliste dhe zgjodhi të mos thonte asgjë.

“Kisha shumë frikë të flisja, nuk e ke idenë. Se thoja me veten, o Zot i Madh, më mirë mos thuaj gjë. Shumë frikë, s’e ke idenë”, i tha ajo Donaldit.

Ndërkohë që ajo e quante gjithë këtë që po ndodh të frikshme, Donaldi ka thënë se është në fakt e bukur.

“Kur them e frikshme… po aq e frikshme, po aq e bukur”, u përgjigj Beatrix.

Më herët Donaldi i tha këngëtares se është i lumtur që e ka takuar, ndërsa ata nuk janë ndarë gjithë mbrëmjen.

Ky afrimitet i tyre nuk është pritur mirë nga të gjithë ndjekësit, që prisnin ta shihnin atë me Bora Zemanin pas daljes nga Big Brother Vip. Por gjërat tashmë kanë ndryshuar dhe Donaldi po shfaqet shumë i dhënë pas Beatrixës dhe ajo pas tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu