Martohet Ilir Shaqiri/ Infowebtv sjell fotot ekskluzive brenda dasmës së balerinit

0

Nga editori, Infowebtv

Balerini i njohur Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela, kanë zhvilluar sot ceremoninë e dasmës.

Mësohet se pjesë e gëzimit të tyre kanë qenë rreth 100 të ftuar. Dasma po zhvillohet në një lokal në plazh në Durrës.

Infowebtv ka mundur të ‘futet’ brenda dasmës së çiftit dhe të sjellë fotot e para ekskluzive për publikun.

Një maestro që i bie pianos dhe dielli që shkëlqen me rrezet vezulluese mbi detin Adriatik. Një pamje romantike.

Ai dhe Manuela duken mjaft të lumtur.

Pak muaj më parë Iliri deklaroi se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni martesore në bashki në Itali dhe një darkë private me 14 persona. Ndaj dëshironte pa masë që të zhvillonte një dasmë në Shqipëri.

Ilir Shaqiri ka një karrierë të shkëlqyer si balerin në Itali. Gjithashtu ai ka qenë i ftuar në mjaft juri në spektakle të organizuara nga televizionet shqiptare.

Ilir Shaqiri u shpall fitues i Big Brother VIP pak muaj më parë.

Iliri dhe bashkëshortja kanë një vajzë të rritur tashmë, Emili. Edhe ajo po ecën në gjurmët e të atit duke iu përkushtuar botës së artit. Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu