SPAK ka reaguar me një njoftim zyrtar në lidhje me lajmet se ndaj Altin Dumanit janë marrë masa sigurie shtesë ku thuhej se lëvizte me makinë të blinduar.
SPAK njofton se nuk ka asnjë masë shtesë ndaj Dumanit. Ky i fundit sipas SPAK mbrohet sipas procedurave standarte nga policia dhe Garda.
“Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policine e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarte të miratuara”– thuhet në reagimin e SPAK.