Masakër në Greqi, përplasje me armë mes grupesh, 6 persona të vdekur

0

GREQI- Alarmi është ngritur në policinë greke pasi pasditen e së hënës ka ndodhur një masakër me armë zjarri në zonën e Artemidës ku mbetën të vdekur gjashtë persona. Protothema shkruan se sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një larje hesapesh në të cilën janë gjetur të qëlluar me armë zjarri gjashtë persona.

Të pestë në fakt ndodheshin brenda një automjeti ndërsa njëri u gjet jashtë makinës, e cila dyshohet se ka targa gjermane. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Arionos dhe EKAV-ja ka shkuar në vendngjarje me një njësi të lëvizshme me ekipe shpëtimi dhe një mjek, i cili dyshohet se konfirmon se personat që kanë marrë të shtënat kanë humbur jetën. Forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu