Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të mërkurë SHBA-në, ku një 14-vjeçar ka kryer një sulm me armë zjarri në një shkollë të mesme.
Mediat amerikane raportojnë se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë dy nxënës dhe dy mësues, si dhe kanë mbetur të plagosur 9 persona të tjerë.
Krimi i rëndë është regjistruar në shkollën “Apalachee” në qytetin Winder të Georgia-s.
Autori i dyshuar 14-vjeçar, i cili ende nuk dihet nëse është nxënës i shkollës ku ndodhi krimi, është dorëzuar menjëherë pas ngjarjes.
Deri më tani ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar adoleshentit drejt këtij akti ekstrem.
Presidenti Biden ka reaguar për ngjarjen e rëndë duke theksuar që shoqëria amerikane nuk mund të pranojë që sulme të tilla të bëhen normë në SHBA.